Labëria i këndon kombëtarës Kuqezi: Që jehona e lojës së tyre të mos shuhet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2014, 16:48
Këngët labe iso polifonike marrin shkas nga ngjarje te medha. E tillë është cilësuar ndeshja e kombëtares shqiptare me atë serbe në Beograd nga grupi polifonik Jehona Labe fituese e disa festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo e fundit i dedikoi një këngë kombëtares shqiptare.Për tekstshkruesin e këngës Ali Asllani, jehona e kombëtares së futbollit, meriton të shkojë te një publik sa më i gjerë.Së fundmi janë shtuar dedikimet kushtuar kombëtares, qofshin këto individuale, apo grupime, që kanë kundërshtuar dhunën ndaj kombëtares dhe vendimin e UEFA për ndeshjen.