Tahiri letër Nishanit: Ja 25 vendime të papranueshme gjykatash, merr masa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2014, 18:06
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka denoncuar te presidenti Nishani 25 vendime gjykatash që rezultojnë në shkelje.Në një letër shoqëruese të vendimeve, ministri i Brendshem i shkruan kreut të Shtetit, njëherësh kreut të KLD ndëshkim të gjyqtarëve që kanë marrë këto vendime të cilat, sipas ministrit i kanë kthyer lirinë personave me rrezikshmëri të lartë.“Sot që flasim, KLD nuk ka marrë asnjë masë edhe për raste flagrante, të cilat Jua kam bërë me dije më pare.Nuk besoj ne të gjithë, por mbi ne, publiku, të ketë mundësi të kuptojë si është e mundur që KLD nuk merr masë ndaj një gjyqtari që liron në sallën e gjyqit përdhunuesin e një minoreneje, disponuesin e një arsenali armësh, agresorin që ka plagosur me armë qytetarë dhe goditur punonjës policie.Vjedhësin e përsëritur, e shumë raste të tjera të ngjashme, të cilat KLD ende nuk i ka marrë në shqyrtim”, thuhet në letrën e Tahirit.Përballë kësaj situate ministri i Brendshëm kërkon që këta gjyqtare nuk duhet të ndjehen të pandëshkueshëm, e ndërsa shton se vendime të tilla nuk duhet të mbeten më të pakontrolluara."Gjyqtarë të tillë nuk duhet kurrësesi të mbeten të garantuar se të tilla vendime, pas të cilave qëndron më së paku paaftësia e po kaq edhe korrupsioni kapilar në dyert e gjykatave, mbeten të fshehta, pa iu nënshtruar asnjë lloj vlerësimi.Gjyqtarë të tillë, nuk duhet të ndjehen të pandëshkueshëm për vendime që haptazi shkelin çdo parim të së drejtës. barazinë para ligjit kapacitetin për të dhënë drejtësi penale dhe për të ndëshkuar kriminelët, por mbi të gjitha, pritshrnërinë e qytetarëve për drejtësi", thekson në letër Tahiri.Duke sjellë një shembull për arrestimin e personave të cilët drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, Tahir thotë se nga 1796 raste në 9 muajt e fundit, vetëm 1% e atyre personave janë mbajtur në burg, duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e numrit të aksidenteve."Vendime të tilla, siç janë këto që po ju bëj me dije bashkalidhur, janë shtegu i përhershëm që kriminelë të të gjitha llojeve kanë përdorur Gjykata, për t’i shpëtuar dënimit e për rrjedhojë, për të përsitur veprat penale.Kërcënim më të madh për sigurinë, sesa kriminelë që arrestohen nga policia e pastaj lihen të lirë nga gjykata nuk ka. Për t’ju marrë një shembull, në 9 muajt e parë të këtij viti, policia ka arrestuar 1796 shtetas për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, por thuajse vetëm 1% e tyre është mbajtur në burg sipas ligjit nga gjykata. Është pikërisht kjo arsyeja kryesore përse vijojnë aksidentet me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.Ndaj duke konsideruar se puna e policisë nuk mund të jetë kurrë e plotë në ras se ai gjithë sistemi i drejtësisë penale nuk funksionon, por mbi të gjitha, duke konsideruar që edhe ju jeni po ai i interesuar për të iniciuar verifikimin dhe ndëshkimin për gjyqtarët që tregohen të butë me krimin në kurriz të ligjit dhe qytetarëve."
Ja rastet e vendimeve të gjykatave që kanë liruar kriminelët
