Rikthehet ora dimërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2014, 09:02
Rikthehet ora dimërore. Natën mes së shtunës dhe të dielës (26 tetor) akrepat e orës u zhvendosën 60 minuta pas.Ndryshimi ndodhi në orën 03:00. Kjo praktikë ndiqet për të shfrytëzuar maksimalisht energjinë diellore. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, të dielën e fundit të tetorit për orën dimërore dhe të dielën e fundit të marsit për orën verore.