Ndërhyrjet e INUK, falimentojnë dhjetëra biznese të vogla
Ndërhyrjet e INUK për shembjen e shtesave dhe të objekteve informale kanë ngjallur pakënaqësi. Por nëse shumica e bizneseve, kryesisht bizneset e vegjël, pas aksionit të parë e rinisin tregtimin me çadra e tavolina të improvizuara, ku shumë të tjerë përgjatë unazës si kjo zonë, kur bizneset shkojnë drejt falimentimit.Vetëm në një pallat ka më shumë se 32 biznese kryesisht dyane tregtimi të këpucëve dhe veshjeve. INUK shembi shkallët që të çojnë në katet e dyta të tyre, dhe sot një ditë pas aksionit qepenat janë të mbyllura.Tek tuk ndonjë pronar dyqani nis e saldon sërish shkallët. Ai synon ta rihapë sërisht biznesin. Shumë të tjerë jashtë kameras thanë se ishin të ligjshëm dhe taksapagues të rregullt, dhe se nuk kishin zënë asnjë hapësirë publike.Por INUK vijon me aksionin e tij, këtë të shtunë pranë njësisë bashkiake 1 dhe 2 u shemb një objekt disakatësh. Ndërkohë autotretitet kanë lajmëruar se aksionet do të vazhdojnë.