Pas incidenteve, Rrokaj: Europa i dha qumësht Serbisë. Qau më shumë
Shezai Rrokaj kritikon reagimin e politikës dhe autoriteteve shqiptare pas akteve të dhunës në ndeshjen e 14 tetorit në Serbi. Nga studio e lajmeve e ORA NEWS, Rrokaj tha se qëndrimi i politikës shqiptare ishte më i matur sec duhet në një kohë kur në mënyrë metaforike theksoi se Europa i jep qumësht më parë "fëmijës që qan më shumë".“Shprehja e dikurshme se arsyeja e më të fortit është gjithmonë më e drejtë apo më e mira, i hodhi poshtë të gjitha klauzolat ligjore mbi të cilat ndërtohet edhe futbolli, mbi të gjitha një nga autogolët e mëdhenj që bëri UEFA është që gjithë politika antiracist e saj, e trumbetruar që nga kampionati botëror dhe të gjitha ndeshjet e mëpasshme, u hodh poshtë, u përligj racizmi.Në aspektin politik unë mendoj se Shqipëria ka qenë tepër e matur, gjithmonë tepër. Europa sado e drejtë që të jetë i jep më shumë qumësht atij fëmije që qan më shumë. Ne duhet të ishim më agresivë, duhet të kishim kapur lojën të parët, ne duhet të kishim kapur temën e racizmit dhe duhet të kishim lajmëruar të gjithë kancelaritë dhe të gjitha agjencitë e shperndarjes së lajmit. Kjo tregon që shteti ynë është akoma jo fort i pjekur për të përballuar situata emergjente. Ata e kapën më shpejt nga ne, ata thanë që flamuri është shkaktari, por që në fakt nuk është flamuri shkaktari”, tha Rrokaj.Intervista e plotë e Shezai Rrokaj në Ora News