Bota e dashuronte Svastikën… para se t'ua rrëmbente Hitleri!
Në botën perëndimore Svastika, ose kryqi i thyer, është simbol i nazismit. Por ky simbol është i vjetër disa mijëra vjeçarë dhe gati në të gjitha kulturat botërore është përdorur si fatsjellës. Megjithatë, pavarësisht daljes në dritë të fakteve që vërtetojnë përdorimit të tij në Europë edhe para Nanzismit, vështirë se shoqërizimi me atë plagë të shoqërisë mund të hiqet ndonjëherë.Në sanskritisht, gjuhën e vjetër indiane, svastika do të thotë "mirëqenie". Simboli është përdorur nga hindutë, budistët dhe kultura të tjera, por njihet si një shenjë indiane. Udhëtarët e hershëm europianë në Azi u frymëzuan nga mesazhi pozitiv që përcillte dhe filluan ta përdornin edhe pasi u kthyen në vendet e tyre. Deri në fillim të shekullit XX svastika njihej si simbol fatsjellësNë librin "Svastika: Simbol përtej hakmarrjes?" Dizajneri amerikan, Stiven Heller, tregon se si ai u përdor me entuziazëm në Perëndim si motiv në arkitekturë, marketing dhe dizajn. "Coca-Cola dhe Carlsberg e kanë përdorur në shishet e tyre. Ndërsa Klubi i Vajzave Amerikan quante revistën e vet "Svastika". Madje ato u dërgonin stema me kryqin e thyer lexueseve të reja si çmim për blerjen e revistës", thotë Heller.Kryqi i thyer gjendej në simbolet e ushtrisë amerikane gjatë Luftës i Botërore dhe ka qendruar në avionët luftarakë deri në vitin 1939. Por që prej fillimit të viteve 1930, kur nazistët filluan të merrnin pushtet në Gjermani, përdorimi i tij gjetkë ra.Përdorimi i Svastikës nga nazistët bazohet në punën e shkollarëve gjermanë të Shekullit XIX, të cilët përkthyen tekste të vjetra indiane dhe gjetën ngjashmëri mes gjuhës së tyre dhe sanskritishtes; ata dolën në përfundimin se indianët dhe gjermanët duhet të kenë pasur një trashëgimi të njejtë dhe filluan të imagjinonin për luftëtarët gjysmë-perëndi të quajtur arianë. Kjo ide u rrëmbye nga grupet anti-semite dhe nacionaliste që filluan ta përdornin Svastikën si një simbol arian për të ngritur peshën e popujve gjermanikë. Shpejt, "hakenkreuz" - kryqi i thyer - në rreth të bardhë mbi një fushë të kuqe, u bë flamuri nazist, i lidhur përjetësisht me makabritetet e kryera nga Rajhu i Tretë. Svastika u ndalua të përdorej si shenjë në Gjermani në fund të luftës, por në vitin 2007, kur u përpoq që ta shtrinte këtë vendim në të gjithë Europën, dështoi.Svastika, në fakt, është më shumë shenjë europiane se sa mund të mendohet. Zbulimet arkeologjike kanë treguar se ajo është përdorur prej grekëve të lashtë, keltëve dhe anglo-saksonëve. Shembujt më të vjetër të përdorimit të saj janë gjetur veçanërisht në Europën lindore, nga balltiku në ballkanNë Europën perëndimore, ka njerëz që mendojnë se svastika mund të tejkalojë "emrin e keq" që ka marrë nga nazistët. Peter Madsen, pronari i një dyqani tatuazhesh në Kopenhagen, mendon që svastika është një element i mitologjisë nordike dhe pëlqehet mjaft nga skandinavët. Ai, bashkë me qindra të tjerë, kanë themeluar vitin e kaluar Ditën "Të duam svastikën", e cila cestohet më 13 dhjetor, ku ofrohen tatuazhe falas për të përhapur mesazhin e simbolikës së humbur të kryqit të thyer. "Svastika është simbol i dashurisë dhe Hitleri abuzoi me të. Ne nuk duam që njerëzit ta harrojnë këtë, do të ishte e pamundur", thotë Madsen.Oranews.tv