Panairi korçar me produkte shqiptare, biznesi: Nuk ka treg shitjeje
Korçë - Produktet "Made in Albania" të rajonit të Korçës janë prezantuar në panairin që tashmë po bëhet tradicional, pasi mbahet prej disa vitesh. 50 biznese janë bërë pjesë e panairit të agrobiznesit, çelur paraditen e së shtunës. Përtej promovimit, kërkohet që kompanitë të shtojnë sasitë e prodhimit për produktet "Made in Albania" që për Zv.ministrin e Bujqësisë Jani Babi tashmë janë te njohura në Evropë.Kompanitë pjesëmarrëse, ndonëse pak a shumë nuk kanë ankesa për klimën e biznesit, i shqeteson konkurenca e pandershme. Më të shqetësuar paraqiten prodhuesit e fidanishteve dhe të mollëve pasi produkti i tyre është ende stok nëpër depo.Në Korçë ka filluar të bëhet traditë që në vjeshtë, sipërmarrësit dhe politika të takohen për promovimin e produkteve agroushqimore të zonës, kryesisht mollë, mjaltë, fasule, bulmetin dhe verën.Oranews.tv
