Pengu i ISIS shfaqet në video: Të vërtetat e hidhura

Ekstremistët e Shtetit islamik kanë publikuar një tjetër video të pengut britanik John Cantlie. Në filmimin e publikuar tashmë online, në vijim të serisë "Më jep borxh veshët", pengu britanik diskuton rreth shpresës së tij dhe pengjeve të tjerë që mbahen nga Shteti Islamik.Më tej, Cantlie tregon për torturat që ekstremistët po ushtrojnë ndaj tij dhe negociatat e SHBA dhe Britanisë së Madhe për lirimin. Në videon që zgjat 6 minuta e 30 sekonda, Cantlie shfaqet i ulur në një tavolinë ndërsa lexon tekstin që e ka të përgatitur me shumë mundësi nga ekstremistët e Shtetit Islamik.Oranews.tv