Dyfishohen çmimet kutisë së ndihmës së shpejtë

Një drejtues automjeti gjobitet sot jo vetëm se shkel rregullat e qarkullimit rrugor por edhe nëse në automjetin e tij nuk është kutia e ndihmës së parë.Kutia e ndihmës së shpejtë kushtonte 1000 lek, përpara se Taks-Forca e policisë rrugore të ushtronte kontrolle intensive, ndërsa aktualisht, drejtuesit e automjteve e blejnë më shtrenjtë.Çmimi i një kutie varion nga 1500-2500 lekë, pra dyfish më shtrenjtë, madje në treg po gjenden më pak. Tregtarët jashtë kamerave thanë se ka një fluks të madh blerësish, duke bërë që të shiten edhe ato që kanë patur gjendje.Për drejtuesin e polisë rrugore, Mit'hat Tola, mungesa e kutisë së ndihmës së shpejtë është e pafalshme dhe gjobat variojnë nga 5000 lekë deri në 10.000 lek.Por kutia e ndihmës së shpejtë nuk është e vetmja që i kërkohet drejtuesve të automjeteve. Ata që kanë një patentë e dinë që trekëndshi i rrezikut është i nevojshëm, po ashtu edhe jeleku fosflorishent.Trekëndëshi sot kushton 1000 lekë, 200 lekë më shumë se 1 muaj më parë. Ndërsa jelekeu kushton 800 lekë.Fikset e zjarrit gjithashtu janë të nevojshme për të gjitha llojet e automjeteve, por në dyqane po gjenden pak. Një fikse zjarri kushton 1200 lekë nga 800 apo 1000 lek që ka kushtuar më parë. Edhe çmimi i fikseve të zjarrit është rritur.Në shqipëri ndodh gjithmonë ajo që pritet. Në momentin që kërkohet të respektohet një ligj, apo nxirret një vendim, tregëtarët nuk hezitojnë të vënë vetë etiktën e çmimit në këto pajisje.Drejtuesit  e automjeteve kanë vetëm një zgjedhje: ose të respektojnë ligjin duke blerë këtë paketë që kushton minimalisht 5000 lekë ose të paguajnë një gjobë që shkon deri në 10.000 lek, madje duke dalë dhe në komision./nzh/oranews.tv/