Tiranë, bukuroshet nga 12 shtete mblidhen për 'Miss Globe' në Shkodër
Shkodër - Kanë zgjedhur të dielën e 28 tetorit për t'u mbledhur, vajzat e "Miss Globe 2014" për konkursin e bukurisë, i cili këtë vit zhvillohet në Shkodër më 8 nëntor. "Miss Shqipëria" Anisa Petrela dhe "Miss Kosova" Almira Llolluni i kanë rezervuar një pritje të vecantë në Rinas përfaqësueseve të 12 shteteve.Ndërkaq grupi organizator ka nisur punën. Aparati i fotografit Petrit Pema po realizon setet fotografike të 44 vajzave pjesëmarrëse me kostume popullore të vendeve përkatese, të cilat përfshihen në revistën e përvitshme të Miss Globe.Më 28 tetor, pasi të gjitha vajzat të kenë mbërritur ne Shqipëri, do te nise turi i përvitshem i Miss Globe. Destinacioni i parë është Vlora, më pas, Llogaraja, turi me xhip safari në malin e Pilurit, Puka, Ulqini dhe në fund Shkodra, qyteti që mirëpret këtë vit Miss Globe, i cili shënon të 11-in vit që organizohet në Shqipëri.Oranews.tv





