Porto Romano, ku 20 mijë banorë bashkëjetojnë me kimikate e plehra

Durrës - Zona e Porto Romanos në Durrës po bëhet një destinacion gjithnjë dhe më i pabanueshëm. Shkak po bëhet djegia masive e plehrave të Durrësit si dhe ujërat e përziera me kimikate që përshkojnë zonën dhe derdhen në bregdet.Banorët që jetojnë në Porto Romano thonë se ndotjet po kthehen në kërcënim serioz për shëndetin e tyre. Pushteti vendor kryesisht në kohë fushate ka premtuar sistemimin e plehrave dhe kimikateve që pluskojnë në kanalet e hapura, por ndonëse po vjen një tjetër periudhë fushate, asgjë nuk ka ndryshuar në jetët e rreth 20 mijë banorëve të ardhur në Portoromano, kryesisht nga zonat verilindore te vendit.Oranews.tvporto romano porto romano1