Çefa: Për dinjitet, do ta kundërshtoj shkarkimin politik në Kushtetuese
Tiranë – Elvis Çefa do të trokasë në Gjykatën Kushtetuesë për të kërkuar rrëzimin e vendimit të Kuvendit, që e shkarkoi nga detyra e Nënkryetarit të KLD-së. Në “Ora News”, Çefa e përligji ankimimimin me vendosjen në vend të dinjitetit të tij personal, por edhe të KLD-së.“Egoja imë si jurist më detyron që ta çoj të drejtën time deri në fund. Në mënyrë që jo vetëm unë si person “pastroj” CV-në time personale nga një njollosje krejtësisht e padrejtë dhe krejtësisht politike, - tha Çefa, - por t’i them edhe gjithë shqiptarëve, gjithë komunitetit të gjyqtarëve, që në këto momente është nën trysni të qartë politike, që në fund të fundit kisha të drejtë në atë ç’ka thoja dhe është parlamenti, nëpërmjet komisionit hetimor antikushtetues, nëpërmjet një procedure antikushtetuese dhe të kundraligjshme, që gaboi.Këtë e ndiej si detyrim ndaj vetes por edhe ndaj publikut dhe besoj se patjetër do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për dhënien e një vendimi final për këtë çështje. Për fat të keq, nuk e di nëse do të ketë ndonjë rezultat efektiv për zgjidhjen e pasojave të këtij veprimi, – vuri në dukje ai, – por pak rëndësi ka për mua, për mua e rëndësishme është që dinjiteti që më është cenuar jo vetëm mua, por KLD-së dhe gjithë sistemit gjyqësor në tërësi, të vendoset në vend.”Një nga 10 arsyet që mazhoranca kërkoi shkarkimin e Nënkryetarit të KLD-së, ishte marrja e kompetencave të Ministrit të Drejtësisë. Ndaj këtij të fundit, Çefa nuk i kurseu akuzat:“Ndërkohë, kur akuzon KLD-në si një grup njerëzish, që janë fytyra e sistemit të drejtësisë, që janë njerëz pa integritet, janë njerëz që kryejnë qoka apo ndere të njeri – tjetrit, - tha Çefa, - zoti Ministër i Drejtësisë nuk sillte për procedim një tufë gjyqtarësh të konstatuar me shkelje nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë apo jo vetëm kaq, por hiqte dorë apo kërkonte zbutje të masës disiplinore kërkuar ndaj një gjyqtari pa asnjë argument. Jo vetëm kaq, por ndërkohë që akuzonte KLD-në se nuk po bënte detyrën, Ministri i Drejtësië dhe sot e kësaj dite nuk ka emëruar ndihmësit ligjorë në Gjykatën Administrative."Të enjten, shumica e majtë ekzekutoi me votë një vendim që e kishte marrë shumë kohë më parë dhe shkarkoi me 72 vota pro, Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçajn nga anëtarë të KLD.Oranews.tv