Vriten 31 ushtarakë egjiptianë, Presidenti egjiptian: Sulmi u mbështet nga jashtë
Presidenti egjiptian, Abdel Fatah Al-Sisi, deklaroi në televizionin shtetëror se sulmet në Sinai ku mbetën të vrarë të paktën 31 ushtarë ka pasur mbështetje nga jashtë vendit.Pas shpalljes së tri ditëve zi kombëtare dhe gjendjes së jashtëzakonshme në vend, Al-Sisi doli për të komentuar tragjedinë, që dyshohet se është kryer nga disa ekstremistë myslimanë.Sipas mediave në Egjipt është mbyllur edhe kalimi kufitar në Rripin e Gazës. "Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e ushtarëve, apo martirëve, që ranë të premten", u shpreh Al-Sisi."Por është mjaft e rëndësishme të dimë arsyet e këtij veprimi. Më duhet t'ju them se pikë së pari mendoj që ajo që ndodhi ka pasur shtysë nga jashtë vendit. Nga jashtë vendit iu është dhënë mbështetje atyre që kanë kryer sulmin. E pse e kanë bërë?! Vini re, po ju drejtohem të gjithë egjiptianëve: kjo është bërë për të thyer vullnetin e Egjiptit dhe shtetasve të tij. Kjo u bë për të thyer vullnetin e ushtrisë".Që prej rrëzimit nga pushteti të Hosni Mubarak rreth 3 vjet më parë militantët kanë rritur ndjeshëm sulmet në këtë zonë, ndërsa sulmet e fundit janë më vdekjeprurësit ndër vite në ushtrinë egjiptiane, që po kryen ofensivë kundër xhihadistëve në veri të Sinait.Sulmi që la të vdekur 31 ushtarët erdhi nga shpërthimi i një autobombe në një postobllok dhe ndodhi pran El Arish, qyteti më i madh në veri të Sinait. Ky ishte dhe sulmi më vdekjeprurës në këtë zonë të vendit.