10 mijë raste me Ebola, gjysma vdesin. Obama: Nju Jorku duhet marrë shembull

Ka arritur në mbi 10 mijë numri i të prekurve në botë nga virusi Ebola, ku pothuaj gjysma e rasteve, ose më saktë 4992, kanë humbur jetën.Shifrën e konfirmon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Disi ngushëllues për pjesën tjetër të botës është fakti që vetëm 27 raste dhe 10 vdekje janë diagnostikuar jashtë tre vendeve më të prekura: Sierra Leones, Liberisë dhe Guinesë.Mali është bërë vendi i fundit që ka regjistruar një person të vdekur nga virusi. Një vajzë dyvjeçare, ndërsa të 40 personat që kanë pasur kontakte me të janë vënë në karantinë.Raporti më i fundit i OBSH-së tregon se Liberia mbetet vendi më i prekur me 2705 vdekje, i pasuar nga Sierra Leone me 1281 dhe Guinea me 926.E ndërkohë që liderët e Bashkimit Europian kanë filluar të merren seriozisht me problemin, presidenti amerikan, Barak Obama, vlerësoi qytetarët e Nju Jorkut për qetësinë që kanë treguar pas diagonistikimit të rastit të parë me Ebola.Por ky është fjalimi i dytë publik i Obamës brenda dy javësh për virusin, një shenjë që tregon se çështja po merr përmasa politike atje, në prag të zgjedhjeve të kongresit më 4 nëntor."Duhet të udhëhiqemi nga faktet dhe jo nga frika", tha Obama. "Njujorkezët na treguan më së miri si duhet të sillemi. Ata vazhduan jetën e tyre të përditëshme, në autobuzë, tramvai, ashensorë e parqe".Rasti në Nju Jork ishte i katërti në SHBA, pas liberianit që humbi jetën në Dallas dhe ifektimit të dy infermiereve që po kujdeseshin për të për shkak të pakujdesisë.Por fatmirësisht të dyja duken jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, forcat xheniere të ushtrisë amerikane po përgatiten për t'u nisur për në Liberi, ku edhe do të ndihmojnë në shpërndarjen e ilaçeve dhe pajisjeve të tjera mjekësore për mposhtjen e virusit.Pritet që në total të zbarkojnë atje 150 ushtarë, prej të cilëve pritet mjaft edhe nga vendasit.