Shpërthim me bombë në veri, plagosen dy fëmijë
Në Kosovë, policia tha se dy fëmijë të përkatësisë kombëtare serbe janë plagosur nga pasojat e një shpërthimi në veriun e Mitrovicës.Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi në lagjen e boshnjakëve, një nga lagjet me popullsi të përzier në pjesën veriore të Mitrovicës.Fëmijët e plagosur që janë nën moshën 10 vjeçare po trajtohen në qendrën shëndetësore në veri të Mitrovicës, ndërsa policia tha se janë duke u kryer hetimet rreth këtij shpërthimi, por ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të tij.Shefi i zyrës serbe për Kosovën Aleksandër Vulin u bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ndriçojnë sa më parë këtë incident.Shpërthimi i sontëm në Mitrovicë pasoi disa shpërthime të dy ditëve të fundit në veri të cilat kaluan pa pasoja në njerëz.