Nikoliç nuk shkon në Mynih, shkak prezenca e Jahjagës në Konferencën e Sigurisë

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç vetëm pak ditë para takimit të 6 shkurtit në Bruksel me homologen e tij të Kosovës, ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Munih, për shkak se në këtë merrte pjesë dhe preidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.Sipas burimeve të ditores serbe Blic, Nikolic nuk do që kontakti i parë me kolegen kosovare të jetë në një mbledhje informale."Nikolici insiston që takimi i tyre i parë i tyre të jetë zyrtare", thuhet në burimet.Bisedimet Jahjaga-Nikolic janë caktuar për 6 shkurt në Bruksel, nën patronazhin ePërfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton. Në atë takim do të duhej të flitej për perspektivat për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.Konferenca mbi Sigurinë në Munih, e cila ndryshe quhet Davosi i sigurisë, do të sjellë së bashku rreth 400 pjesëmarrës, përfshirë kryetarët e shteteve dhe qeverive, ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të mbrojtjes, të organizatave ndërkombëtare, politikanët dhe njerëz të biznesit.Por, aty nuk ka zyrtarë të Serbisë. Në samit është paralajmëruar edhe ardhja e ish përfaqësuesit të OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaari, që disa e interpretojnë si arsye shtesë për mungesën e Nikolic.