Kosova, pas dy vitesh dëmshpërblimet e luftës

Megjithëse ka shumë nisma e padi individuale për dëmshpërblim për dëmet e luftes së një dekadë e gjysëm në gjykatat serbe dhe ato kosovare, Kosova zyrtarisht nuk mund të kërkojë ende dëmshpërblim nga Serbia, sepse Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i themeluar në qershor 2011 nga Qeveria, që ka për detyrë evidentimin e krimeve dhe dëmeve të luftës, ende nuk e ka filluar punën.Këtë javë, për herë të parë pasluftës, një serb ka pranuar fajësinë për krime të kësaj natyre. Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se ish-gjenerali serb i ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdanic, ka pranuar dënimin prej 15 vjetësh burgim, për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.Megjithëse shteti i Kosovës nuk ka akoma një evidence të dëmeve që i janë shkaktuar një dekadë e gjysmë më herët. Sipas disa shënimeve që posedon Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), këto struktura të Serbisë gjatë periudhës 1998-1999 kanë lënë pas 14.000 persona të vrarë,ndër të cilëve rreth 1.800 persona janë ende të pagjetur.Gjithashtu është evidentuar edhe një numër prej rreth 10.000 femrave të dhunuara. Po kështu, rreth 120.000 shtëpi e objekte afariste janë shkatërruar dhe djegur tërësisht nga ushtria e policia serbe, si dhe afër 800.000 persona janë dëbuar nga Kosova.