Kosovë, tre shpërthime në veri, nuk ka të lënduar
Tre shpërthime në dy incidente të ndryshme kanë ndodhur gjatë natës në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë po pa pasoja në njerëz.Sipas policisë së Kosovës dy mjete shpërthyese janë hedhur në erë në një lagje me popullsi të përzier në veriun e Mitrovicës.Dy makina janë dëmtuar nga shpërthimet, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në një apartament të njërit nga pallatet e zonës.Zona ku ka ndodhur shpërthimi është afër urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse të Mitrovicës, në veriun me shumice serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.Policia tha se po kryen hetimet dhe ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të këtij incidenti.Policia theksoi se po heton edhe një shpërthim tjetër në komunën e Leposaviçit, një nga komunat me shumicë serbe në veri. Shpërthimi ka lënë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.