Biden konfirmon përkrahjen amerikane për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar në Munih me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joseph Biden, i cili ka konfirmuar se SHBA-të do t’i japin përkrahje të fuqishme  Kosovës në të gjitha proceset demokratike.Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden i shprehu Presidentes Jahjaga përkrahjen e plotë në agjendën evropiane të Kosovës, si dhe në dialogun që Kosova po zhvillon me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve duke e cilësuar si kontribut takimin ndërmjet Presidentes Jahjaga dhe Presidentit Nikolic.Biden ka përkrahur Kosovën në forcimin e shtetit dhe ka thënë se pavarësia është proces i pakryer dhe se Kosova sovranitetin dhe integritetin territorial i ka të garantuar.Presidentja Jahjaga, duke e shprehur kënaqësinë për këtë takim, tha se e falënderon zëvendëspresidentin dhe SHBA-të për angazhimin dhe për ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin konsolidimit të shtetit dhe të shoqërisë kosovare.Jahjaga theksoi se ka shprehur gatishmërinë që si Presidente e Republikës së Kosovës të takohet me Presidentin e Republikës së Serbisë, për t’i dhënë përkrahje dialogut ndërmjet dy qeverive, në mënyrë që të normalizohen plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane.