Haradinaj jooptimist për koalicionin me PDK: S’kemi opsion për rrëzimin e qeverisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nxituar për të sqaruar dhe një herë se diten e hënë do të jepet epilogu nëse do të ketë koalicion me PDK-në. Megjithëse kreu i AAK-së ka theksuar se deri me tani shpresat për një bashkëqeverisje janë ta pakta pasi mazhoranca nuk duket të jetë e gatshme.Haradinaj ka mohuar thashethemet për një koalicion me partitë e opozitës për të rrëzuar qeverinë e Thacit, duke u përgjigjur se AAK-ja po bën përpjekje për një politikë të pavarur përballe partive të tjera dhe nuk ka ndonjë opsion për një gjë të tillë.Kurse pyetjes nëse mosarritja e marrëveshjes për koalicion tani, do të thotë se po mbyllet mundësia që pas zgjedhjeve të ketë koalicion me PDK-në dhe a do t'i bashkohet opozitës, Haradinaj ka bërë të ditur se në zgjedhje do të shkojnë të vetëm me ofertën e tyre për qytetarët, kurse sa i përket partnerëve të mundshëm për koalicion, kjo, sipas tij, do të matet me fuqinë e votës së qytetarëve.Po ashtu, Harandianj ka ripërsëritur se në rast pajtimi për një qeveri Haradinaj, menjëherë do të fillohet me punë, në të kundërtën, gjendja në Kosovë nuk do të ndryshojë dhe kështu, sipas tij, do të shkohet deri në zgjedhjet e ardhshme.