Zgjedhje të parakohshme në Kosovë?

Përplasjet brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, dhe pamundësia për ta përfshirë partinë e Ramush Haradinajt në bashkëqeverisje, ka krijuar infrastrukturën e duhur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.Burime brenda Qeverisë i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti, se tashmë pas zbehjes së fuqisë politike të partnerëve të koalicionit në Kuvendin e Kosovës, vetë kryeministri Hashim Thaçi ka rënë dakort që sa më shpejt të përmbyllet procesi i reformës zgjedhore dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në verën e këtij viti ose në vjeshtë.“Ekziston mundësia edhe nga kryeministri Thaçi, që gjatë këtij viti të shkohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë ky zyrtar i lartë qeveritar.Ndonëse, vendi udhëhiqet nga koalicioni i pakicës në Kuvendin e Kosovës, dhe pamundësia për ta futur në “vallen” e bashkëqeverisjes Ramush Haradinajn, duket të ketë ndikuar që kryeministri Thaçi të dorëzohet karshi qëndrimit të tij të mëparshëm se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por sipas tij, ato do të mbahen në afatin e parashikuar, në fund të vitit 2014.