Pastrimi i parave, Zhbogar letër Kuvendit të Kosovës: Mos e prekni nenin 3

Përfaqësuesi Bashkimit Europian Samuel Zhbogar, ka ndërhyrë në lidhje me kompetencat e Prokurorisë së Kosovës, duke i dërguar dhe një letër Kuvendit të Kosovës, ku kërkohet mosprekja e nenit 3 të ligjit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.“Ne fuqimisht rekomandojmë që gjuha origjinale e nenit 3, që ka të bëjë më krime të pastrimit të parave në kompetencën ekzekutive të Prokurorisë Speciale- Zyrës së Prokurorisë së Kosovës të mos ndryshohet dhe të mbetet ashtu siç është aktualisht me Ligjin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, thotë Samuel Zhbogar në letrën drejtuar Kuvendit.