Greqi, Trojka rikthehet në fund të Shkurtit

Trojka do të rikthehet në Athinë në fund të muajit shkurt për të inspektuar programin grek.Përfaqësuesit e FMN, të Komisionit Europian dhe të bankës Qendrore Europiane do të qëndrojnë në Athinë deri në mesin e muajit mars, për të shqyrtuar progresin në zbatimin e masave dhe të ndryshimeve strukturore tha  zëdhënësi i Fondit Monetar ndërkombëtar, Jerry Rice, ndërsa theksoi se autoritetet greke janë angazhuar për materializimin e tyre.Nga ana tjetër zëdhënësi i FMN Jerry Rice pranoi edhe një herë tjetër, se bëri një vlerësim të keq të situatës në Greqi dhe nuk parashikoi saktë pasojat e programit të shtrëngesës së ashpër .Që nga viti 2009 Greqia ndodhet në një krizë të rëndë financiare dhe vendi po mbijeton nga huatë ndërkombëtare prej miliarda eurosh.  Si kusht për marrjen e ndihmave qeveria vendosi masa të ashpëra: shkurtime të shpenzimeve dhe rritjen e taksave, që e ka çuar vendin në një nivel papunësie prej 26 për qind. Ndërkohë  masat e kursimit kanë rritur pakënaqësinë në Greqi, ku prej kohës qytetarët iu janë  rikthyer protstave.Ministri i jashtëm grek, Janis Sturnaras ka theksuar se ekonomia greke gjatë vitit 2013 mund të kapërcejë recesionin dhe 2014-a të jetë një vit gjatë të cilit do të fillojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme prodhimi i përgjithshëm i brendshëm i vendit.