Kosovë, shefi i ri i EULEX-it merr sot zyrtarisht detyrën
Bernd Borchardt merr sot zyrtarisht detyrën si Shef i ri i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Borchardt u emërua më datën 4 dhjetor 2012 si shef i EULEX-it nga Komisioni për Politikë dhe Siguri i BE-së.Ai do të pasojë Bout de Marnhac, i cili ishte në këtë detyrë që nga 15 tetori i vitit 2010.Qëllimi parësor i misionit EULEX në Kosovë, i filluar në vitin 2008 është të ndihmojë dhe mbështes autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht gjyqësorin.Në vitin 2012 EULEX Kosova është rikonfiguruar më qëllim që të jetë më i fortë, më mbështetës dhe më efikas.Stafi i tij është reduktuar për rreth 25% për të mbajtur numrin maksimal prej 1250 pjesëtarë të stafit ndërkombëtarë dhe 1000 të atij vendor.Misioni vazhdon të jetë i përberë kryesisht prej policëve, prokurorëve dhe doganierëve.