Paviçeviç emërohet shef i ekipit negociator në dialogun me Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2013, 07:35
Qeveria serbe pritet të emërojë shefin e ekipit negociator në dialogun teknik me Kosovën, Dejan Paviçeviç.Lajmi është bërë i ditur nga gazeta serbe “Novosti” e cila thekson se emri i Paviçeviçit si oficer i ndërlidhjes në Kosovë është përcaktuar para dhjetë ditësh nga kreu i shtetit, por për shkak të zhurmës në lidhje me dy partnerët kryesor në qeveri rreth çështjeve të tjera, vendimi ka mbetur “në pritje”.Sipas “Novosti” e cila citon burime në selinë e Misionit të BE-së në Prishtinë, gjithçka është gati për ta pritur ‘mysafirin’ e Serbisë në Kosovë, respektivisht janë bërë të gjitha përgatitjet logjistike dhe ato të sigurisë.Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar ambasadorin e Kosovës në Suedi, Lulzim Peci për ‘ambasador’ në Beograd.