Arrestohen gruaja dhe dy vajzat e Hamdi Sopës
Policia e Kosovës ka arrestuar gruan dhe të dy vajzat e Hamdi Sopës, si të dyshuara për vrasjen e tij. Të dyshuarat janë në mbajtje, ndërsa po gjatë ditës së sotme policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarave.Brahim Sadriu nga Policia e Kosovës ka thënë se me vendim të prokurorisë, policia ka shoqëruar tre persona për në polici si të dyshuar për këtë rast. Ndërsa sipas burimeve të kosovapressit, të arrestuarit janë gruaja dhe dy vajzat e viktimës.Gjithashtu sipas këtyre burimeve, gjatë ditës së sotme, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarve duke nisur kështu edhe hetim ndaj tyre.Të dyshuarit janë arrestuar pasi që Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kishte pranuar sot nga Departamenti për Mjekësi Ligjore raportin e autopsisë, për të ndjerin Hamdi Sopa.Sipas këtij raporti është konsatuar se bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje.