Dështon koalicioni? PDK, gati për t'i dhënë një përgjigje negative AAK-së
Zërat për një koalicion të mundshëm mes Partisë Demokratike të kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duket se janë drejt fundit. PDK po bëhet gati për t'i dhënë një përgjigje negative AAK-së rreth çështjes së koalicionit shkruan gazeta Express.Sipas gazetës Hashim Thaçi ka refuzuar kërkesën e Ramush Haradinajt për ta udhëhequr Qeverinë, e ndërsa të enjten zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, e cilësoi Thaçin si të pabesë.Nga kampi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se po pret fundin e javës për të parë nëse koalicioni me PDK do të ndodhë ose do të shpallet i dështuar."Kryetari i PDK-së e ka përsëritur edhe publikisht se nuk dëshiron të negociojë me askënd postin e Kryeministrit. Kjo është edhe përgjigja që do t'i jepet AAK-së dhe Ramush Haradinajt", ka thënë njëri prej udhëheqësve të PDK-së.Edhe zyrtarët e AAK-së të enjten kanë dhënë sinjale se po dështon nisma e Ramush Haradinajt për të hyrë në koalicion me PDK-në.Ndërkohë zhvillimet dhe lëvizjet e fundit në skenën politike në Kosovë flasin për një koalicion të mundshëm mes partive opozitare.