Davutoglu për vizitë në Beograd, anulohet takimi me Nikoliç

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu do të zhvillojë sot një vizitë në Beograd, ku pritet edhe firmosja e një marrëveshje.Edhe pse ishte paralajmëruar takimi me presidentin Tomislav Nikoliç, ai është anuluar vetëm disa orë para vizitës, me arsyetimin për shkaqe teknike.Megjithatë, shefi i diplomacisë turke do të takohet me kryeministrin Ivica Daçiç dhe ministrin e jashtëm, Ivan Mrkiç. Gjatë kësaj vizite, Davutoglu dhe Mrkiç do të nënshkruajnë një marrëveshje rreth punësimit të stafeve në përfaqësitë diplomatike të të dyja vendeve.Zhvillimet në rajon, bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe marrëdhëniet dypalëshe do të jenë temat e vizitës së shefit të diplomacisë turke në Beograd, njoftuan mediat serbe.