Jahjaga dhe Nikoliç takohen më 6 Shkurt

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, do të takohen të mërkurën më 6 shkurt në Bruksel.Shefja e politikës së jashtme në BE  Catherin Ashton ka konfirmuar zërat për  ftesat që u ka bërë  presidentes së kosovës, Atifete Jahjaga dhe presidentit serb, Tomislav Nikoliç, për takim në Bruksel.Ashton tha se takimi ndërmjet dy Presidentëve do të mbahet të Mërkurën e ardhshme, ndërsa më pas do të vazhdojë dialogun me dy Kryeministrat.Takimi i 6 Shkurtit  do të bëhet në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve, thuhet në një deklaratë të BE-së. Sipas njoftimeve, Ashton do të vazhdojë dialogun e nisur me Kryeministrin Thaçi dhe Daçiç në 22 Shkurt.Ndërkohë  nga Mynihu ku po vazhdon punimet konferenca mbi sigurinë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, i ka cilësuar dy javët e ardhshme kyçe për dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë." Ne  mbështesim dialogun mes  Prishtinës dhe Beogradit dhe unë dua të çmoj trimërinë e atyre në Prishtinë dhe në Beograd që kanë lënë mënjanë historinë për t'u bashkuar. Dua t'ju them të gjithëve se dy javët e ardhshme do të jenë thelbësore",  tha Ashton.