Takimi Jahjaga-Nikoliç, Presidentët do përfundojnë dialogun

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë po hyjnë në një fazë të re zhvillimi. Më 6 shkurt, në Bruksel do të takohen presidentja e Kosovës Atiefete Jahjaga dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Ata pritet që t’i japin mbështetje dialogut të deritashëm të zhvilluar nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daciç.Burime në Bruksel kanë deklaruar për mediat kosovare se kabinetet e të dy presidentëve kanë vendosur që 6 shkurti të jetë dita e takimit, e jo 4 shkurti, datë në të cilën është përpjekur që t`i takojë presidentët kabineti i baroneshës Ashton.“Takimi do të jetë i formës së njëjtë më katër takimet që tashmë kanë ndodhur mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Në takim nuk do të ketë simbole, ndërkaq do të diskutohet për marrëveshjet e arritura mes dy kryeministrave, si dhe do të hapet ideja e përfundimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me anë të një Traktati të Paqes, që do të quhet ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve’. Kjo marrëveshje do të mbajë firmën e të dy presidentëve” theksojnë burimet në Bruksel të cilat citohen nga mediat kosovare.Ndërkohë spektri politik në Kosovë ka mendime të ndryshme sa i përket këtij takimi. Partia Demokratike e Kosovës i jep mbështetje Jahjagës për një takim të tillë, që sipas këtij subjekti është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.Lidhja Demokratike e Kosovës  thotë që  takimi të zhvillohet në frymën e Kushtetutës së Kosovës, e ndërsa Lëvizja  Vetëvendosje e kundërshtojnë  takimin Jahjaga-Nikoliç.