Roma kërkon largimin e teknikut Zeman?
Trajneri i skuadres së Romes, Zeman është pranë një largimi të mundshëm nga skuadra e Romes.Sipas mediave italiane bëhet e ditur se tekniku çek po përgatitet t'i japë lamtumirën kryeqytetit, pasi është e qartë se idetë e tij nuk funksionojnë për skuadrën e Romes, e cila është mundur me rezultatin 4-2 në fushën e vet nga Kaljari.Në ndeshjen e mbrëmshme, Roma ka rezistuar vetëm në pjesën e parë të ndeshjes, të mbyllur me barazimin 1-1, pas golave të Naingolan dhe Toti. Por në pjesën e dytë, duket qartë se edhe futbollistët braktisën krejtësisht trajnerin e tyre, duke filluar nga autogoli i pabesueshëm i Goikoeçea që në minutën e parë, edhe për të vazhduar me protestat e zëshme të stadiumit "Olimpiko" që kërkonin në kor largimin e trajnerit.Ndonëse Zeman deklaroi pas ndeshjes se nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen, është mësuar se drejtuesit e Romës do të mblidhen sot për të vendosur shkarkimin e tij dhe për të emëruar në krye të skuadrës një tjetër trajner.Po sipas mediave italiane bëhet e ditur se pas këtij takimi që do të mbahet në ambientet e klubit kryeqytetas pritet të mësohet edhe emri i ri që do të zëvendësojë trajnerin Zeman. Sipas “La Gazeta Dello Sport” thuhet se trajneri i ardhshëm që do të ulet në drejtimin e skuadres verdh e kuq do të jetë francezi, Loran Blank.Ky i fundit ka drejtuar skuadren e Bordos në kampionatin francez, ndërsa ka qenë edhe trajner i kombëtares transalpinë në Europianin e 2012. Ky lajm pritet që të zyrtarizohet vetem pasi drejtuesit e Romes të marrin një vendim përfundimtar për të ardhmen e trajnerit Zeman.