Liga 1 Franceze, java e 23-të
Java e 23 në kampionatin francez ka nisur në mënyren më të mirë të mundshme për skuadren e PSG. Kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë në transfertë ndaj skuadres së Toulouse me rezultatin e thellë 4-0, duke forcuar kështu pozitat në krye të renditjes në kampionatin francez.Parizienet kaluan në avantazh që në minutat e para të takimit. Javier Pastore shënoi që në minutat 4, falë asistit të dhënë nga argjentinasi tjetër Ezequiel Lavezzit. Me avantazhin e shpejt kryesuesit e kampionatit administrojnë lojen. ndërsa arrijnë të shënojnë një tjetër gol me anë të suedezit Ibrahimoviç në minuten e 36. Në minuten e 40 vendasit mbesin me 10 lojtarë, gjë e cila e lehtësoi edhe më shumë punën kryeqytetasve.PSG arrin të shënojë edhe dy herë të tjera në pjesen e dytë. Mamadou Sakho në minuten e 70 dhe Gregory van der Wiel 2 minuta më vonë, pas një asisiti përfekt të gjigantit Suedez Ibrahimoviç, i cili edhe kësaj radhe e udhëhoqi skuadren e tij drejt fitores.Pas këtij rezultati pozitiv kryeqytetasit e PSG kryesojnë renditjen me tri pikë më shumë se Lyoni që të dielën luan në transfertë ndaj Ajaccios.Në javen e 23-të kampionatit francez do të kemi këto përballje:SotLorient ? - ? RennesBastia ? - ? EvianBordeaux ? - ? ValenciennesBrest ? - ? NiceLille ? - ? TroyesSochaux ? - ? Saint-EtienneNesërAjaccio ? - ? LyonMontpellier ? - ? ReimsMarseille ? - ? Nancy