Superliga shqiptare, mbyllet merkato dimërore, evidente kriza

Pak shpenzime, largime të shumta, por edhe klube që bëjnë goditje të zgjuara në limitin e transferimeve. Merkatoja e janarit në kampionatin shqiptar është mbyllur zyrtarisht dje në orën 24:00. Edhe ato lëvizje që u bënë në 14 skuadrat e Superiores, në një farë mënyre konfirmuan krizën financiare që po kalojnë klubet shqiptare të futbollit.Kampionët në fuqi kanë pritur gjithë janarin për të zyrtarizuar largimin e Plakut dhe Orelesit, në mënyrë që më pas të afronin lojtarë. Mirëpo, zyrtarisht vetem 1 blerje u realizua nga kryesuesit e kampionatit që vjen nga afrika dhe quhet Nimaga Bakary.Klubi durrsak i Teutes ka bërë një merkato bindëse. Presidenti Hasanbelliu riktheu mbrojtësin Osmani, por edhe vendasit Stafa e Hodo, duke kompletuar skuadrën. Gjithashtu u afrua Murriqi, një sulmues cilësor nga Kosova. Janë larguar katër lojtarë, por bëhet fjalë për ata që kishin pak hapësirë në fazën e parë.Bardheblutë janë ndër ekipet më aktive në merkato. Pas rinovimit të Gilman Likës, për Tiranën firmosi Fatmir Hysenbelliu. Me Fortunatin u bë gjithashtu një goditje në sulm, por jo pak të rëndësishme janë blerjet e Xhutit dhe Pemës.Te Flamurtari ruajtja e grupit është suksesi i klubit vlonjat në këtë merkato. Kur mendohej se do të bëheshin disa ndryshime, klubi vetëm forcoi skuadrën, duke afruar Lazarevskin dhe Liçajn.Vllaznia bën ndryshime në presidencë, por i njëjti ekip. Ikën Osmani e Hysa dhe erdhi Marku me nigerianin Oladele. Një merkato e varfër dhe që nuk jep garanci për një Vllazni në Europë.Te Kukësi kanë mbërritur dy të huaj dhe një talent shqiptar. Klubi debutues ka forcuar sulmin me Prandelin, Inzagin dhe Abdurrahmanin. Janë larguar 7 lojtarë, por asnjë prej tyre nuk ishte titullar.Te ekipi i Shkumbinit është rikthyer boshnjaku Mujdragiç, një garanci për mbrojtjen, ndërsa goditje mund të quhet afrimi i sulmuesit Mile. Mirëpo, janë larguar tre titullarë: Devolli, Kaçuli dhe Gava.Gjirokastritet e Luftëtarit kanë qenë më aktivët në merkato nga ekipet që synojnë mbijetesën. Ardhja e të huajve Milivojeviç, Tiodoroviç, Feniks dhe Fonseka kanë krijuar bindjen te gjirokastritët se do të qëndrojnë në Kategorinë Superiore.Te Kastrioti merkatoja e krutanëve është mbyllur me një afrim të rëndësishëm në orët e fundit. Bëhet fjalë për sulmuesin Hysa, por klubi nuk ka gjetur lojtarët që synonte në pozicionet e tjera.Te Besa e Kavajës problemet financiare kanë ndikuar në merkato, teksa kanë afruar vetëm sulmuesin Eminhazer, por janë larguar Aziri, Pocuca e Maliniç. Në klub janë të ndërgjegjshëm se ekipi është dobësuar.Te Apolonia e Fierit u provuan lojtarë pa fund, por zyrtarisht firmosën vetëm dy. Fierakët do ta kenë shumë të vështirë për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar pasi merkato nuk ka qenë edhe aq bindese.Tomori i Beratit është skuadra me rekordin më negativ në këtë merkato, teksa ka larguar plot 13 lojtarë. Në Berat janë dorëzuar, pasi edhe blerjet e bëra nuk bindin për të shpresuar te mbijetesa.Te Bylisi drejtuesit e klubit ballshiot nuk e panë të arsyeshme për të ndërhyrë në merkato, pasi e shikojnë të kompletuar ekipin. Rikthimi i nigerianit Xhon Huan cilësohet si një blerje e rëndësishme.Ndërsa te skuadra e Laçit ka pasur largime, madje bëhet fjalë për lojtarë jo pak të njohur, si Ndreka, Abazaj, Hoti dhe Marku. Klubi ka rikthyer mbrojtësin Çela, si dhe ka afruar Bllokun e Danajn.Merkatoja e janarit padyshim që është ndikuar nga kriza ekonomike, pasi nuk ka sjellë ndonjë surprizë të madhe.