Bundesliga, java e 20-të
Java e 20 e Bundesliges gjermane ka nisur me një fitore të patër të skuadres së Werder Bremen, e cila mundi në shtëpi skuadren e Hannover me rezultatin 2-0. Pjesa e parë ishte e barabartë për të dyja, skuadra të cilat e mbyllen ktë fraksion loje me rrjeta të paprekura.Pjesa e dytë do të ishte krejtësisht ndryshe pasi vendasit do të dominojnë takimin ndërsa rrugen e rrjetes do ta gjejnë, vetem në minuten në 5 minutat e fundit të takimit.Petersen do të jetë njëriu i kësaj ndeshje pasi arrin të shënojë një dopit përsonale në 3 minuta lojë. Goli i parë vjen në minuten e 85-të, ndërsa golin e dytë e shënon në minuten e 88 duke u bërë vendimtarë në këtë takim me dy golat e tij që vlen tre pikë të rëndësishme.Përveç takimit të luajtur dje në javen e 20 të Bundesliges sot dhe neser do të kemi edhe përballje të tjera interesante, ku bie në sy dyeli mes skuadrave të vendit të dytë dhe të tretë. Kampioni në fuqi i Gjermanise Dortmund do të luajë një përballje tejet të vështirë në transfertë kundër skuadres së Leverkusen.Ky takim do të vlejë edhe për të përcaktuar skuadren e cila do të mbajë ritmin e kryesuesve të kampionatit. Këta të fundit do të udhëtojnë në transfertë për tu ndeshur me Mainz, ndërsa kërkojnë të shfrytëzojnë përballjen mes Leverkusen dhe Dortmund për të thelluar diferencat.Në javen e 20-të të Bundesliges gjermane do të kemi këto përballje:F. Dusseldorf ? - ? StuttgartHoffenheim ? - ? FreiburgMainz ? - ? Bayern MunichSchalke ? - ? Greuther FurthWolfsburg ? - ? AugsburgHamburger ? - ? E. FrankfurtNeserNurnberg ? - ? MonchengladbachB. Leverkusen ? - ? B. Dortmund