Mançini kerkon Suarez si pasardhes te Balotellit
Pas largimit të Mario Balotellit nga radhet e Sitit trajneri i kësaj skuadre Roberto Mançini është gati të bëjë goditjen e madhe, të sjellë pranë skuadres yllin e Liverpulit, Luis Suarez. Kjo mundësi transferimi është e parashikuar për merkaton e ardhshme, atë të veres pasi tani ajo është mbyllur zyrtarisht.Sulmuesi kryeson listën e dëshirave të trajnerit italian pas largimit të Mario Balotelit drejt Milanit në merkaton e janarit."Për mua Suarez është një lojtar elite. Më pëlqen, është i fortë dhe punon shumë. Ai është një nga më të mirët në Angli", u shpreh trajneri italian para ndeshjes që skuadra e tij luan pikërisht kundër Liverpulit.I pyetur nëse do ta dëshironte një futbollist të tillë, Mançini evitoi të bënte deklarata direkte për lojtarin, ndonëse mediat angleze insistojnë se ai i ka bërë të qartë klubit se uruguaiani është nga të paktat përforcime që kërkon."Suarez tani luan për Liverpulin. Ai ka cilësi dhe është i fortë", ishte komenti i trajnerit italian, i cili u ka shprehur bashkëpunëtorëve të tij se mendon që Suarez do të tundohet nga ideja për të luajtur në Ligën e Kampioneve dhe për të qenë gjithmonë pretendent për trofe.Dy emrat e tjerë që ndiqen me vëmendje nga Mançester Siti për repartin e sulmit janë Edinson Kavani i Napolit dhe Radamel Falkao i Atletiko Madrid.Tani që Mario është Larguar nga qytetaret britanikë është e sigurt që te skuadra e Sitit do të transferohet një lojtar i madh gjatë merkatos verore, pasi vendi i lënë vakant nga Supermario pritet të zëvendësohet nga një tjetër emër i madh.