Seria A, java e 23-të
Java e 23 e kampionatit italian ka nisur dje me nje humbje spektakolare te skuadres së Romes, e cila është mundur nga Cagliari me rezultatin 2-4 në Stadiumin Olimpico, në një ndeshje të cilën e dominoi skuadra skuadra mike.Lojtaret e Cagliarit kaluan në avantazh që në minuten e 4 të takimit me anë të Nainngolan, i cili hapi serinë e golave të këtij takimi. Ndërsa kapiteni legjendar i verdhekuqëve, Francesco Totti, bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifra të barabarata pasi shënojnë nga një goditje dënimi në minuten e 35.Në minutat e para të pjesës së dytë është portieri i Romes, Mauro Goicoechea, i cili bën një gabim amatoresk duke u dhënë përsëri avantazhin miqve siçilianë. Në minuten e 53 skuadra e Cagliarait do të shënonte një tjetër gol me anë të Sau, duke e çuar rezultatin në 3-1. Miqtë nuk do të kënaqen me kaq, pasi do të shënojnë edhe një gol tjetër me anë të Pisanos, i cili mbyll edhe shpresat e kryeqytetasve për një rezultat pozitiv.Këta të fundit do të arrinjë vetem të shkurtojnë diferencat në minutat shtesë me anë të Erik Lameles, i cili fikson shifrat në 2-4 për skuadren e Cagliarit. Pas kësaj humbje janë lëkundur edhe më shumë pozitat e trajnerit Zeman në krye të stolit të Romes, pasi kryeqytetasit ndodhen në vendin e tetë në tabelë me 34 pikë dhe ndërkohë Cagliari dalëngadalë po largohet nga zona e rrezikut. Në javen e 23-të të kampionatit do të kemi këto përballje:Sot luhen dy takimeTorino ? - ? Sampdoria dhe Napoli ? - ? CataniaNdersa neser do të luhen këto përballje:Chievo ? - ? JuventusFiorentina ? - ? ParmaGenoa ? - ? LazioPalermo ? - ? AtalantaPescara ? - ? BolognaSiena ? - ? Inter