Bien blerjet në tregje, qytetarët ankohen për çmime të larta

Muaji Janar është mbyllur me një rënie të ndjeshme të blerjeve në tregje.Ajo që vihet re është se janë rritur çmimet  e zarzavateve të stinës dhe për këtë shkak ka rënë fuqia blerëse. Megjithatë sipas tregtarëve, në tregun e fruta perimeve, nuk janë vetëm qytetarët që i kanë xhepat e shpuar, por edhe tregtarët e pikave të pakicës.Të gjithë vijnë vërdallë nëpër treg për të kërkuar ku është çmimi më i lirë, pasi nuk kanë mundësi. Megjithatë sipas qytetarëve, në tregun e fruta perimeve, çmimet janë rritur dhe produktet i blejmë nga pak.Nga ajo çka vihet re nëpër tregje dhe ajo çka tregojnë vetë shitësit me pakicë, fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë ndjeshëm dhe nuk ka më blerje si një vit më parë.