Bujar Kapexhiu ,së shpejti 600 karikaturat më të mira politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2013, 16:46
Kur je kundra së keqes, dhe këtë kundërshtim e godet ëmbël, ajo është më e pranueshme dhe më e lehtë për tu korrigjuar.Kështu shprehet, artisti i mirënjohur me një përvojë gati 60-vjeçare Bujar Kapexhi, i cili së shpejti do të vijë me botimin e tij me përmbledhjen e 600 karikaturave më të mira politike të dy viteve të fundit me të cilën herë pas here ai qorton politikën shqiptare.Të paktë janë ata të cilët e lëvrojnë këtë gjini arti, në Shqipëri janë vetëm tre karikaturistë ,dhe këtë Kapexhiu e lidh me një fakt.Përvec karikaturave, artisti i dashur shqiptar, Bujar Kapexhiu, premton të tjera surpriza për kënaqësinë e publikut.