Bulqizë, OSHEE u pret energjinë si debitorë, banorët tritol shtyllës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2014, 12:34
Bulqizë-U ishte prerë energjia prej 4 ditësh, pasi cilësoheshin si debitorë nga OSHEE, në shenjë hakmarrje hedhin shtyllën e tensionit të mesëm në erë.Ngjarja është shënuar në Zall Sopot të komunës Zerqan në Bulqizë rreth orës 02:00 të ditës së sotme.Shtylla është hedhur në erë me tritol, ndërkohë që ende nuk ka asnjë të arrestuar. Policia e Bulqizës aktualisht ka shoqëruar kryeplakun e fshatit Xhemal Topi dhe 5 persona të tjerë, që dyshohet se mund të kenë informacione që do të zbardhin aktin kriminal që prek direkt jetesën e banorëve të Zerqanit.Pavarësisht se prej vitesh nuk paguanin çka konsumonin, janë rreth 1 mijë banorë që nuk mund të furnizohen më me energji, nëse shtyllës së tensionit 1 mijë kilovolt nuk i rikthehet funksioni.