Kina dhuron 6 milionë dollarë për vendet e prekura nga Ebola
Kina i ka dhuruar 6 milionë dollarë Programit Botëror të Ushqimit, për të ndihmuar vendet afrikane që janë prekur nga Ebola.Lajmi u konfirmua nga vetë agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Guinea, Sierra Leone dhe Liberia janë goditur mjaft nga virusi në muajt e fundit dhe kanë pasur probleme me ushqimin e popullsisë.Qeveritë e tre vendeve kanë mbyllur lagje të tëra dhe kanë kufizuar lëvizjet duke sjellë pakësimin e furnizimeve ushqimore.Sipas raportimeve të organizatave që po punojnë në terren, blerjet nga paniku kanë sjellë edhe rritjen artificial të çmimeve. Shuma do të ndahet në mënyrë të barabartë mes tre vendeve.Kina ka dërguar gjithashtu qindra punëtorë për të ndihmuar në zonat e prekura, gjithashtu ka dërguar ilaçe dhe materiale mjekësore me vlerën e 35 milionë dollarëve.Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partneri më i madh tregtar me Afrikën, duke njëzetëfishuar vlerën e shkëmbimeve tregtare nga 10 miliardë dollarë në vitin 2000, në 200 miliardë dollarë në vitin 2013.Në Afrikë punojnë dhe jetojnë rreth 1 milion kinezë, 10 mijë prej tyre vetëm në Sierra Leone, Guinea dhe Liberi.Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se Nigeria është vendi i dytë që do të hiqet shumë shpejt nga lista e vendeve të prekura nga Ebola, pas Senegalit më 17 tetor.Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e OBSH-së, Margaret Çan, e cila gjendet në Tunizi për një mbledhje rajonale të agjencisë.OBSH ka shprehur gjithashtu mbështetjen për Marokun në vendimin e marrë për shtyrjen e Kupës së Kombeve të Afrikës, që duhej të zhvillohej në fillim të vitit 2015.