Koktejl molotovi në ndërtesën e “Civilna Zastita-s” në Mitrovicë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2014, 08:08
Një lëndë plasëse “koktejl molotovi” është hedhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës në veri të Mitrovicës.Mjeti shpërthyes është hedhur pranë ish-ndërtesën e Komunës paralele të Serbisë ( në foto) që tani shfrytëzohet nga pjesëtarë të “Civilna Zastita-s”, konkretisht poshtë një automjeti të “Civilna Zastita”, që ishte e parkuar para ndërtesës, kanë thënë dëshmitarët, raporton Tanjug,Për fat të mirë nga lënda plasëse nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, pasi zjarri nuk është përhapur. Në momentin e incidenti në ndërtesë ishte vetëm sigurimi.Rastin e ka konfirmuar edhe policia ne Mitrovicë.Objekti i komunës paralele gjendet në afërsi të lagjes “Tre rrokaqiejt”.
