Gjermeni: Synimi, Shqipëria destinacion me turizëm gjithëvjetor

Tiranë- Ndërsa sezoni veror u mbyll, për qeverinë dhe Ministrinë përgjegjëse dalin detyra të reja për parapregatitjen për vitin e ardhshëm.Sfidat që paraqet ky sektor dhe masat që duhen marrë marrë mblodhën në Tiranë në një konferencë përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.Ministrja jonë e Turizmit, Eglantina Gjermeni, përcaktoi si sfidë kthimin e vendit në një destinacion me një turizëm gjithëvjetor.“Shqipëria po bën përpjekje intensive për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Shqipëria ka potenciale të pafundme, modele këto të cilat shërbejnë për të minimizuar efektet e sezonalitetit, për të rritur numrin e turistëve dhe kohëzgjatjen e tyre në vend.Turizmi paraqet sfidat e veta, një prej të cilave është menaxhimi i sezonalitetit. Synimi ynë është kthimi i vendit në një destinacion me një turizëm gjithëvjetor.Ne po punojmë fort të rigjallërojmë traditën, të forcojmë kapacitetet lokale, të përmirësojmë shërbimet dhe rrisim investimet publike.Jemi të ndërgjeshëm që duhet të zhvillojmë një model që kombinon rritjen ekonomike, zhvillimin social dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore”.Sipas Gjermenit, efektet e globalizimit kanë ritheksuar rëndësinë e partneritetit publik-privat, si modeli më i mirë për nxitjen dhe fuqizimin ekonomik dhe social të vendit.“Zhvillimi i turizmit nuk është vetëm një prioritet i qeverisë, por dhe një kërkesë imperative e sektorit privat. Rrugëtimi në familjen europiane na ka bërë më të vetëdijshëm mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve dhe sektorëve të ekonomisë, ku ne ndihemi më të fortë dhe konkurues në treg”theksoi ajo.Për sekretarin e përgjithshëm i Organizatës botërore të Turizmit, Taleb Rifai, Shqipëria ka bërë progres në drejtim të zhvillimit të këtij sektori dhe rritjes së numrit të turistëve.Në vizitën e tij të dytë në vendin tonë, Rifai tha se nisur nga kapacitetet që ka Shqipëria, numri i turistëve vijon të mbetet i vogël.2“Jemi këtu me të gjithë fqinjët tuaj të mirë për të shprehur mbështetjen dhe besimin për të ardhmen e turizmit në Shqipëri dhe rolin e madh që mund të luajë turizmi për zhvillimin social-ekonomik të vendit.Vendi juaj po zhvillohet dhe e ardhmja është premtuese. Jemi shumë të ngazëllyer dhe optimistë. Shqipëria është vendi i përshtatshëm për të diskutuar çështjen e kësaj konference. Shqipëria është e bekuar, me një peizash shumë të këndshëm me male, fusha, ujëra të shumta. Po ashtu dhe historia është shumë mbreslënëse.Shumë turistë kanë ardhur në Shqipëri, shifrat janë katërfishuar. Në 2004 turistët ndërkombëtar në Shqipëri ishin pak mbi 600 000 persona, ndërkohë në 2013 viti u përmbush me 2.4 mln turistë ndërkombëtare që kanë vizituar Shqipërinë.Kjo shifër është shumë e vogël krahasuar me atë që meriton Shqipëria, por është një shifër mbreslënëse”.