Muzeu për krimet e komunizmit në Shkodër, rritet interesi për objektet që faktojnë vuajtjet

Shkodër - Muzeu i krimeve të komunizmit, "Vendi i dëshmisë dhe kujtesës" në qytetin e Shkodrës, po njeh një frekuentim të lartë. I hapur vetëm një muaj më parë sfida e madhe për drejtuesit mbetet pasurimi i tij me sa më shumë elementë që i përkasin kohës më të errët të kombit tonë.Familjarët e të dënuarve dhe të të pushkatuarve kanë nisur të sjellin objekte që i përkisnin të afërmve të tyre, por drejtoresha e këtij muzeu Tea Çuni, shprehet se sërish ka shumë punë për tu bërë.“Ka hyrë në një guidë franceze që nga prilli i vitit 2014. Kemi pasur flukset e para të vizitorëve të huaj por edhe shkollat e para që kanë nisur të vizitojnë muzeun. Frekuentimi ka sjellë edhe një pasurim të vazhdueshëm të muzeut. Muzeu po pasurohet çdo ditë, sidomos përsa u përket dokumentave të kohës dhe fotografive”, shprehet Tea Çuni, drejtoreshë e muzeut të Shkodrës.Pritet që shumë shpejt muzeu i krimeve të komunizmit të bëhet pjesë e guidës turistike të qytetit të Shkodrës./nzh/oranews online/