Lezhë, në kërkim të ringjalljes së artit, Gjoka: Vëmendje krijmtarisë që përcjell traditën

Lezhe - Arti nis kudo, por perçimi i tij kërkon skenë dhe artdashës. Kënga popullore mbetet një traditë e hershme, por që në 22 vitet e fundit nuk ka marrë lavdinë e merituar. Prezantimi i festivalit "Lezha Ime" është iniciativa më e re e Pallatit të Kulturës e cila pritet të hedhë një hap më tej në zhvillimin e artit dhe traditës lezhjane.Festivali "Lezha ime", është prezantimi më i ri i Pallatit të Kulturës së qytetit të Lezhës. Mark Gjoka, përgjegjës i qendrës shprehet se ky festival krahas referimit në traditë pritet që të hedhë një hap më tej në zhvillimin e artit.E ndersa pritet që arti në Lezhë të ridimensionohet, përgjegjesi i pallatit të kulturës Mark Gjoka prezanton një pjesë të problematikës, duke kërkuar edhe mbështetje.Festivali i parë folk fest, "Lezha Ime" vjen si pjesë e festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit, të vendit, ndërsa prezanton denjësisht këngen tradicionale lezhjane.