Kukës, "gjuha blu", blegtorët: Na fikin derën, me ato mbahemi

Kukës - Shfaqja e “gjuhës blu" në Kukës, ka bërë që blegtorët të rrisin kujdesin ndaj kontaminimit të bagëtive që mbarështojnë. Siç thonë blegtorët, nëse kjo sëmundje do të prekë tufat e të imëtave, do të ishte shkatërrimtare për ekonomitë e familjeve të tyre, që burim kryesor jetese kanë pikërisht mbarështimin e bagëtive."Nëse na bie ne tek bagëtitë, na fikën, sepse e kemi jetën me një lopë. Ne nuk kemi një informacion se kemi ndonjë gjë për gjuhën blu" - shprehen blegtorët.Sipas drejtorisë së Bujqësisë, në rrethet Kukës, Has e Tropojë janë konstatuar më shumë se 30 vatra, ndërkohë që në Institutin e Higjenës janë dërguar për ekspertizë më shumë se 100 kampione./nzh/oranews online/