Durrës, sherr mes nxënësish në shkollën profesionale, plagoset adoleshenti 16 vjeç

Një sherr mes tre nxënësish, ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre. Incidenti ka ndodhur gjatë orës së pushimit të gjatë, pas një sherri që nisi me fjalë dhe vijoi me mjete rrethanore.Dy prej nxënësve të shkollës së mesme industriale "Beqir Çela" kanë qëlluar me një kapak teneqe bashkëmoshatarin e tyre 16 vjeçar, nxënës i vitit të dytë të degës Automekanikë.16 vjecari ka pësuar disa lëndime në krahë, kryesisht gërvishje. Është dashur ndërhyrja e nxënësve të pranishëm që kanë ndarë 3 adoleshentët.Policia e Durrësit ka ndaluar dy minorenët që janë marrë në pyetje rreth konfliktit, i cili ka qenë i çastit. Blutë nuk bëjnë publike emrat për shkak të moshës, ndërkohë që i kanë cilësuar gërvishje plagët e shkaktuara adoleshentit 16 vjeçar.Oranews.tv