Korçë, qyteti kthehet në kantier pune, ngushtimi i korsive paralizon trafikun
Korçë - Kolona automjetesh në radhë për të kaluar. Kjo është pamja e përditshme e rrugëve të Korçës që vjen si shkak i punimeve që po kryhen në qytet. E ndërsa fundjava sjell rritjen e qarkullimit, njëkohësisht shkakton edhe paralizim te trafikut.Drejtuesit e aumjeteve shprehen të pakënaqur edhe pse punimet janë drejt përfundimit, pasi projekti ka parashikuar ngushtim të korsive ku qarkullojne automjetet.Nga shumë qytetarë projekti cilësohet një katrahurë e vërtetë. Por pakenaqësi ka edhe për Obeliskun i cili po ngrihet në qendër të qytetit para teatrit "Andon Zako Çajupi" dhe është pjesë e këtij projekti.Qyteti i Korçës është kthyer në një kantier pune, por për qytetarët ka edhe defekte te cilat nuk duhet të ishin bërë pjesë e këtyre projekteve, siç është Obelisku prej betoni rreth 33 metra i gjatë. Muaji nëntor është afati i përfundimit të punimeve.