Sulmuan me "koktejl" molotovi xhaminë, arrestohen dy serbë
Serbi- Policia serbe arrestoi dje dy persona, të dyshuar si autorë të sulmit me koktejl molotovi të xhamisë së Suboticës.Mediat serbe raportojnë gjithashtu se janë shoqëruar edhe disa persona të tejrë të dyshuar për sulmet ndaj dyqaneve dhe lokaleve në pronësi të shqiptarëve.Xhamia e Suboticës, u sulmua rreth orës 4:30 të mëngjesit të së dielës. Zjarrin thuhet se e kanë fikur kalimtarët e rastit dhe përfaqësuesit e xhamisë dëmin e kanë vërejtur vetëm në mëngjes.
Ndërkohë në qytetin e Novi Sadit, ku u sulmuan më parë nëntë furra të shqiptarëve është sulmuar me gur ëmbëltorja Telep, në pronësi të pjesëtarëve të komunitetit goran me prejardhje nga Prizreni.Organizatat joqeveritare dhe qytetarët e Novi sadit për të entjen kanë paralajmëruar tubim në këtë qytet, për të protestuar kundër sulmeve në furrat dhe ëmbëltoret e pronarëve shqiptarë.