Horror në Siri, IS kryqëzon adoleshentin, luftime në Koban

Pamjet makabre që kanë qarkulluar në internet që mbrëmë, tregojnë se si militantët e Shtetit Islamik kanë ekspozuar në rrugët e Rakas në Siri, adoleshentin 17-vjeçar të kryqëzuar.Sipas pamjeve, ku tregohen edhe njerëzit që fotografojnë dhe xhirojnë me celularë, duket se militantët i kanë vendosur një letër në trup, ku thuhet se ai është vrarë sepse ka bërë foto të tyre, çka konsiderohet si mëkat prej tyre. Si ndëshkim ai është vrarë dhe është lënë në kryq prej tri ditësh.Ndërkohë, në Kobani luftimet për marrjen e qytetit vazhdojnë. Komanda Qëndrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se forcat amerikane kanë furnizuar nga ajri forcat kurde me armë, municione dhe pajisje mjekësore.Këto ndihma janë të parat të këtij lloji dhe pasojnë disa javë të sulmeve ajrore, të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.Sulmet ajrore kanë ndihmuar që militantët e Shtetit Islamik në Kobani të zmbrapsen. Ndërkohë autoritetet turke kanë ndaluar aktivistë të të drejtave sociale nga Franca, Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së për të çuar ilaçe dhe furnizime ushqimore në qytetin sirian.Militantët e Shtetit Islamik po përpiqen të marrin nën kontroll qytetin strategjik në kufirin Turqi-Siri, por përpjekjet e tyre janë ndaluar nga luftëtarë kurdë dhe sulmet amerikane.Luftimet mes militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë që po mbrojnë Kobanin vazhduan të dielën.Sulmet me mortaja goditën qytetin, duke ngritur shtëllunga tymi. Mortajat ranë gjithashtu në anën turke të kufirit, në një fushë të hapur ku nuk shkaktuan dëme.