Çipa: Vizita e Ramës pa vend pas përsëritjes së incidenteve
Tiranë - Gazetari dhe analisti, Aleksandër Çipa me incidentet që ndodhën në ndeshjen Shqipëri-Serbi- por edhe ato që u pasuan më pas në ndeshjen mes dy ekipeve serbe dhe blindimi i ambasadës shqiptare- vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd nuk do të ishte vendimi i duhur, pasi kjo do të gjeneronte incidente të tjera.“Në fakt unë kam pasur dy mendime, në përiudhën e parë kur pasuan incidentet në fushë unë isha i mendimit të prerë që padyshim duhet të shkonte Kryeministri i Shqipërisë, sepse nga ajo ndeshje shqiptarët rezultuan që ishin mbrojtës të integritetit të tyre, jo vetëm moral por edhe kombëtar. ... Por në periudhën kur ripasuan incidente me një ndeshje që lidhej me ekipet brenda Beogradit, kur ndodhi ajo çfarë ndodhi me ambasadën shqiptare në Serbi, ku u rrethua me blinda, domosdo logjika të çonte se do të pasonte dhe gjeneronte incidente të tjera.Është brenda logjikës së ditëve të fundit, shumë zëra jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe në arenën ndërkombëtare, e fokusuan vemendjen e tyre në mënyrë kritike, tek pamundësia për të zhvilluar në kushte normale këtë vizitë. Për më tepër 60 vjet në relacionet zyrtare dhe diplomatike midis Kryeministrit shqiptar dhe Kryeministrit të serb, nuk janë zhvilluar takime. " tha Çipa për gazetarin Enkel Demi i ftuar në emisionin "Ditë e Re" të RTV Ora News.Duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Beograd, Çipa theksoi se veprimet nacionaliste të Serbisë, kthyen pas në kohë dy ngjarje të rëndësishme: Luftën në Kosovë dhe pavarësinë e saj."Ajo që ndodhi pas incidenteve dhe që lidheshin me ndeshjen e ndërprerë të përfaqësueve midis Serbisë dhe Shqipërisë, padyshim që është një rast i paprecedent në historinë sportive në rajon. Ajo mori pastaj dimensionet e një përplasje nacinaliste për shkak të tifozëve serb dhe më pas shkaktoi një stuhi diplomatike në relacionet midis dy vendeve. Të kujton periudhën e historisë më tensionuese të historisë shqiptaro-serbe, padyshim na riktheu edhe një herë kujtesën për dy fakte të historisë moderne të Ballkanit, e kam fjalën për 15 vjetorin e luftës së zhvilluar në Kosovë dhe nuk kanë kaluar as 6 vjet nga shpallja e pavarsisë së Kosovës. Janë dy moment që na kujtojnë se historia në relacionet shqiptaro-serbe ende nuk është ftohur" - tha Çipa.Lidhur me vizitën e Presidentit Rus, Vladimir Putin, në Beograd, Çipa u shpeh se ishte një tendencë për t'iu kthyer blloqeve, duke bërë në një farë mënyrë edhe karshillek ndaj Europës, në një kohë kur Serbia ka fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian."Së pari në planin gjeo-politik ka dukshëm një tendencë për të krijuar përsëri riformulime të reja. Jo për Luftën e Ftohtë, por një shtrirje të interesave, ndoshta për të ardhur tek skema e blloqeve. Prezenca e Putinit në Beograd është një karshillek që i bëhet Europës, aq më tepër kur tashmë Serbia ka fituar dhe statusin e vendit kandidat, për të qënë anëtar i Bashkimit Europain.Vizita e tij në këto kushte, gjuha me të cilën u komunikua dhe mbi të gjitha semantika politike e vizitës së Putinit në Ballkan, është një tendencë për të rikthyer të ashtuquajturat skema të strategjisë së Luftës së Ftohtë apo kampeve të dikurshme, dhe kjo u evidentua jo vetëm në demostrimin e paradës ushtarake që organizuan autoritetet e Beogradit , por edhe në shtypin serb" - u shpreh Çipa.Së fundmi Çipa u ndal duke folur për shkarkimin e anëtarëve të KLD-së, ku tha se u zgjodhën nga politika dhe po shkarkohen nga pala në pushtet. Sipas tij ky është një problem që Shqiperia riciklon me institucionet e pavarura dhe me sistemin e drejtësisë.